Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla prezantohet si drejtues politik i qarkut Fier: I kënaqur të drejtoj PS-në pas 12 vitesh nga Gramoz Ruçi

Balla prezantohet si drejtues politik i qarkut Fier: I kënaqur të

Pasi i ‘dorëzoi’ Elbasan një ditë më parë Damian Gjiknurit, Taulant Balla është prezantuar sot si drejtues politik i PS për qarkun Fier

Në fjalën e tij, Balla tha se ka ardhur në Fier për të rritur më shumë vëmendjen e qeverisë, parlamentit ndaj Fierit dhe se është i kënaqur që do të drejtoj Partinë Socialistë të Fierit pasi atë e ka drejtuar prej 12 vitesh me radhë Gramoz Ruçi, të cilin e cilësoi të pazëvendësueshëm.

“Kam ardhur në Fier për të rritur më shumë vëmendjen e qeverisë, parlamentit ndaj Fierit dhe jam shumë i kënaqur që vij të drejtoj Partinë Socialistë të Fierit pasi atë e ka drejtuar prej 12 vitesh me radhë personaliteti më i rëndësishëm i PS, Gramoz Ruçi”, tha Balla.

I pyetur nëse do jetë në një linjë me Gjiknurin në ndryshimet në strukturat e Partisë Socialiste të Fierit, Balla tha se “Ne kemi sipas rregullave të vendosura në statutin e PS një kryetar Organizate, pra që drejton një qendër votimi dhe nëse ka marrë një rezultat më të vogël se ai pararendës zëvendësohet”.

Të fundit