Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: PS ka një listë kandidatësh, të shtunën zbulojmë emrin e presidentit të ri

Balla: PS ka një listë kandidatësh, të shtunën

Të shtunën shqiptarët do të mësojnë kandidaturën e mazhorancës për postin e presidentin e ri të republikës.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një lidhje live me emisionin Opinion në Tv Klan tha se PS ka tashmë një listë emrash që të premten do të votohet dhe një prej tyre të shtunën do të votohet sërish edhe në mbledhjen e grupit të PS.

Ne kemi bërë një proces ku prej më shumë se 2 muajsh kemi bërë proces konsultimi brenda vetes. Ka pasur diskutime brenda PS në një rreth më të vogël. Kemi bërë për këtë çështje dy herë diskutime në Kryesinë e PS. Edhe në Kryesinë e PS është bërë një propozim me emra dhe nga ai proces ka dalë një short listë dhe nesër është dita finale. Ka disa emra. Kjo është një çështje shumë serioze”.

Balla ripërsëriti se kandidatura do të jetë e kundërta  e Presidentit aktual Ilir Meta. Ai u shpreh i bindur se për figurën që socialistët do të propozojnë, edhe nga opozita do të kenë arsye për ta votuar.

“Do jetë tërësisht i kundërt nga ajo që ka qenë Ilir Meta. Do të thotë të kesh respekt për Kushtetutën, do të thotë të respektosh parimin e ndarjes së pushtetit. E kemi thënë që ne duam një president i cili të respektojë parime kushtetuese, të qëndrojë mbi palët.

Ne kemi thënë që ditën e parë që nuk do donin të kishim një politikan aktiv. Kandidatura me të cilën do të shkojë PS të shtunën është një kandidaturë që mendoj edhe deputetë të opozitës të përgjegjshëm kanë arsye të forta për ta votuar”, tha Balla.

 

 

Të fundit