Flash News

Ditari i Maxhorancës

E pazakontë në Kuvend/ Balla ruhet me gardist brenda seancës plenare

E pazakontë në Kuvend/ Balla ruhet me gardist brenda seancës

Po zhvillohet seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ndërsa jashtë godinës po zhvillohet një protestë e opozitës. Ndërkohë, në sallën e Kuvendit është vënë re një situatë e pazakontë: një gardist i Gardës së Republikës ka qëndruar pranë vendit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Një skenë e tillë nuk është parë më herët në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi efektivët e Gardës nuk qëndrojnë pranë deputetëve apo ministrave brenda sallës gjatë zhvillimit të seancës, përveç kur i thërret Kryetari i Kuvendit në rast konflikti.

E pazakontë në Kuvend/ Balla ruhet me gardist brenda seancës

Prania e gardistit pranë karriges së Ballës ka ngritur pikëpyetje edhe mes deputetëve të opozitës. Deputeti demokrat Flamur Noka reagoi gjatë seancës, duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit për të kërkuar shpjegime se përse një gardist po qëndronte pranë tavolinës së Ballës ndërkohë që seanca ishte në zhvillim.

Ndërkohë, në këtë seancë mungon edhe deputetja Belinda Balluku, e cila nuk është paraqitur në Kuvend.

Situata brenda sallës zhvillohet paralelisht me protestën që po mbahet jashtë godinës së Parlamentit.

 

Të fundit