Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla tregon se kush do të jenë anëtarët e Presidiumit: Do përmirësojmë përbërjen organizative

Balla tregon se kush do të jenë anëtarët e Presidiumit: Do

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit, ku theksoi nevojën e një riorganizimi.

"Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë dhe ri-organizojmë përbërjen dhe strukturën tonë organizative. Do të jetë Komisioni i Posacëm i Ri-organizimit, i cili me shumë objektivitet do të prodhojë raportet analitike të rezultateve ndër vite dhe në marrëdhënie më objektivin elektoral, por është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në cdo cep të territorit", u  shpreh Balla.

Ky i fundit prezantoi edhe anëtarët e Presidiumit. Ai iu tha kryetarëve të bashkive që duhet të punojnë për të përmirësuar rezultatin dhe se nuk do të ketë pushime verore për ta.

Anëtarët e Presidiumit janë:

Esi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Arben Pëllumbi

Arben Ahmetaj

Bledi Çuci

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Etilda Gjonaj

Evis Kushi

Milva Ekonomi

Bora Muzhaqi

Edona Bilali

Alma Hoxha

Almira Xhembulla

Damian Gjiknuri

Emirjana Sako

Gledian Llatja

Lavdrim Krashi

Të fundit