Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla vijon me "entuziazmin" e ministrit, i shtyn lejen verore drejtuesve të policisë

Balla vijon me "entuziazmin" e ministrit, i shtyn lejen verore

Taulant Balla është ende nën efektin e “entuziazmit” pasi mori postin e ministrit të Brendshëm. Balla ka treguar një përkushtim me takime të vazhdueshme me Policinë e Shtetit dhe reagime mbi ngjarjen e fundit.

Së fundmi, ministri i sapoemëruar ka kërkuar që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ta shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht dhe të qëndrojnë në gatishmëri të sezonit turistik.

Sipas Ballës kjo masë bëhet në kuadër të fluksit të madh të turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë.

Balla kërkon që sezoni turistik të jetë i qetë, por në fakt, vetëm disa ditë pasi mori postin e ministrit vendi u trondit nga një atentat, vijim i sagës së hakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulajt.

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua dje në hyrje të një marketi në Balldre të Lezhës, nga persona ende të paidentifikuar. Pak më parë, u gjet edhe një mjet tip “Benz” i djegur në Gjadër dhe brenda tij arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Të fundit