Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Viti 2020 është goditja më e rëndë që ka pësuar kriminaliteti në vendin tonë

Balla: Viti 2020 është goditja më e rëndë që ka

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mirëpret që policia e Elbasanit të zbulojë ngjarjet e vjetra kriminale.

Balla: Ajo që mirëpres nga policia e Elbasanit është zbulimi i ngjarjeve të vjetra kriminale. Qasja e policisë së shtetit në Elbasan sot është që ka nivel zbulueshmërie, që janë ngjarje publike dhe në një kohë të shkurtër.

Gjatë vitit 2020 është goditja më e rëndë që ka pësuar kriminaliteti në vendin tonë në dimensionin e pasurive të fshehura. Edhe në Elbasan keni një numër të konsiderueshëm të 467 dosjet. Kurrë më parë në këto 30 vite, çdo bande kriminale t’i ketë shkuar shteti te dera dhe t’i ketë lënë formularin e pasurisë.

Të fundit