Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ballist foltoreje”/ Pas denoncimit për mbylljen e biznesit, Rama sulmon Shehajn

“Ballist foltoreje”/ Pas denoncimit për mbylljen e biznesit,

Sulmet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Agron Shehaj vijojnë edhe pas akuzave në Kuvend. Ishte denoncimi i demokratit nga foltorja, për mbylljen e biznesit si hakmarrje e kryeministrit, që nxiti debate.

Nga Elbasani, kryeministri Rama ka vazhduar sulmet ndaj demokratit. Rama e ka quajtur Shehajn një ballist foltoreje, duke akuzuar opozitën se ka lidhje të ngushtë me ndërtimet pa leje.

Rama thotë se mbyllja e biznesit të Shehajt, nuk është ‘për t’i mbyllur gojën’, por për shkak se godina ishte ndërtuar pa leje.

“Në vazhdën e operacionit për të bllokuar dhe konfiskuar metrat katrorë të ndërtuara pa leje nga ata në thonjëza oligarkët që na i faturojnë ne por në fakt janë këta, ka bllokuar godinën për të cilën pronarja thoshte e kam hotel, dhe brenda na gjendet një biznes të një deputeti, një ballist foltoreje, në një ndërtim pa leje. Dakord ka hyrë atje, këta se kanë problem të shkelin ligje, sidomos me ndërtime kanë një raport patologjik se i duan pa leje, po si del në parlament dhe kap foltoren dhe fillon ‘policia, Rama, duan të më mbyllin gojën’. Po si t’i mbyllim gojën? Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. Dhe pavarësisht nga fakti që ne po japim një goditje përfundimtare, çojnë në Gjykatën kushtetuese ankesë. Po ç’punë ka një parti të ankohet që shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit? Shumë e thjeshtë sepse janë bashkë”, tha Rama.

 

Të fundit