Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ballkani i Hapur”, Ahmetaj: Kosovën nuk e pengon dot Serbia, nuk ka veto

“Ballkani i Hapur”, Ahmetaj: Kosovën nuk e pengon dot Serbia,

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur rreth nismës “Ballkani i Hapur” e cila zhvilloi një ditë më parë Samitin në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

I ftuar në studion e “Top Story”, Ahmetaj tha se nisma në fjalë përfaqëson 4 liritë e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se Procesi i Belrinit nuk ka instrumenta financiarë, por orientohet me ato të BE-së.

Ahmetaj foli edhe rreth mospërfshirjes së Kosovës në nismë. Prishtina e ka refuzuar prej fillimit, ndërsa Ahmetaj tha se për Kosovën nuk ka veto dhe se Serbia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin e saj.

“Është e bazuar në katër liritë që BE i ka në themel, gjithë kjo retorika politike shpesh i largon qytetarët nga detajet e përfitimit që kanë në këtë proces. të gjitha janë ndërtuar në këto katër liri, çdo marrëdhënie që si përfshin. Procesi i Berlinit nuk ka instrument financiar, është i bazuar në instrumentet financiarë të BE, ne kemi marrë atë që kemi negociuar qoftë në grante, qoftë në kredi. Kjo historia që pse Procesi i Berlinit, pse kjo këtu, atë që Serbia mori më shumë Shqipëria më pak nuk ka lidhje. Ne kemi marrë nga BE grante, ca janë këto nuk kanë mbështetje? Berlini kishte një proces vetoje, ndërsa këtu diskutohet se stërmbullari është Kosova, por janë vendet e tjera. patjetër që çdo ekonomi do të përfitojë, ajo shqiptare, e Maqedonisë, e Bosnjës, edhe po të ketë Kosova, do të jetë edhe Kosova. Është një hap përtej, i ka të katër parimet, nuk ka veto, që do të thotë se Kosovën nuk e pengon dot Serbia dhe anasjelltas. A janë tregjet ndër vedi më të hapura? Po marrëdhëniet politike në Ballkanin Perëndimor janë të ndërsjella janë shumë më të thella. Numrat e vizitorëve në Shqipëri nga rajoni janë rritur, numrat serbë janë dyfishuar në Shqipëri”, tha Ahmetaj.

Të fundit