Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Ballkani i Hapur’, Rama ironizon: Mos dyshoni se shqiponja me dy koka do kapet në befasi

‘Ballkani i Hapur’, Rama ironizon: Mos dyshoni se shqiponja me dy

Kryeministri Edi Rama mban të njëjtin qëndrim lidhur me çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu u shpreh ai sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

Teksa foli për nismën ‘Open Balkan’, Rama theksoi se kjo nuk do ta pengojë Kosovën dhe Shqipërinë të kenë marrëdhënie të fortë. Për këtë Rama solli shembullin e shqiponjës me dy krerë në një trup të vetëm.  

"Mendimi im lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është a sekret as i panjohur. Është i njëjti mendim që e kam shprehur në mes të Beogradit. Nuk ka asnjë dilemë në këtë pikë. Sa i përket ‘Ballkanit të Hapur’ kemi dy qasje, opinione të ndryshme, por duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin se mund të mos mendojmë njësoj, po nuk na pengon të vendosim të gjitha forcat në funksion të së ardhmes së dy vendeve tona. Mendoj që këto opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’iu referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë dhe njëra nga ana tjetër, po trupi qëndron drejt. Shqiponja është krejtësisht e informuar vizualisht në 360 gradë. Mos keni dyshim që shqiponja me dy koka do kapet nga njëra asnjë apo nga ana tjetër. Mendoj se është një vlerë e shtuar që në këtë periudhë të historisë jemi shqiponjë me dy koka. Kur të jemi shqiponjë me dy kokë rreziku është të kafshojmë veten ndryshe nga sot që nuk e kemi këtë luks dhe këtë qëllim.  “Ballkani i Hapur” është një debat mes meje dhe Albinit dhe mos prisni që çdo debat mes nesh të jetë i hapur", deklaroi Rama.

Të fundit