Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Asnjë qytetar nuk e ka ndjerë krizën, e vendos qeveria fashën e energjisë

Balluku: Asnjë qytetar nuk e ka ndjerë krizën, e vendos qeveria

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se i takon qeverisë të vendosë nëse do të aplikohet apo jo fasha energjetike 800 kWh.

Nga Bulqiza, Balluku u shpreh se fasha nuk është rritje e çmimit të energjisë, por një mburojë për konsumatorët. Ministrja tha se asnjë shqiptar nuk e ka ndjerë krizën energjetike pasi qeveria i ka mbrojtur konsumatorët.

"Të gjithë televizionet thonë u vendos rritja e çmimit të ERE miraton çmimin e energjisë, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Në muajin Tetor, jemi duke pritur të gjitha të dhënat përsa i përket konsumit. Shqiptarët kanë shpenzuar 5% më pak energji. Në javën e parë të Nëntorit presim të kemi reshje për Kaskadën e Drinit, që do të sjellë që qeveria të mos aplikojë as në muajin Nëntor fashën 800 kWh. Fasha 800 kWh nuk është rritje e çmimit, por përfundimi i mburojës për të gjithë shqiptarët.

Energjia nuk ka ndryshuar është 9,5 lekë. Askush nuk e ka ndjerë krizën energjitike sepse qeveria i ka mbrojtur konsumatorët.

Fasha 800 kWh ka të bëjë vetëm me ato konsumatorë që kanë konsum të lartë. Mbi 800 kWh orë janë ato familje që dëshirojnë të kenë një pishinë, një “çiller” dhe jo një kondicioner të zakonshëm. Qeveria nuk mbron konsumin e luksit. ERE ka nxjerrë një çmim nëse fasha do të vendoset gjatë muajit Nëntor, nëse fasha do të vendoset ne do ta analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, bazuar në të gjitha tregjet e çmimet e tregut të importit që ndikohen nga situata gjeopolitike", tha Balluku.

Të fundit