Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku e pezulluar nga detyra, ish-ministri socialist: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit

Balluku e pezulluar nga detyra, ish-ministri socialist: Korrupsioni lulëzon

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar me një postim në Facebook pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, duke e konsideruar ngjarjen si një “mësim të rëndë” nga historia e politikës.

“Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind, por lulëzon,” shkruan Malaj.

Ish-ministri kujton iniciativën e tij dhe disa ish-deputetëve socialistë për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe (LMN) brenda PS-së:

“Kur ne paralajmëronim se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale. Kur ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuesit e PS-së në parlament dhe qeveri po vetë-konvertoheshin në të bindur të verbër, sulmet e ‘armatave digjitale’ nuk pushonin.”

Malaj thekson se nuk ka qenë kurrë kundër PS-së si parti, por kundër modelit të pushtetit pa demokraci të brendshme dhe pa mendim kritik: “Sot PS është në momentin për të reflektuar thellësisht dhe për të reduktuar maksimalisht këto rreziqe potenciale që janë në rritje.”

Reagimi i Malajt: 

Një mësim nga historia e politikës "Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind — por lulëzon." Nuk është koha për të gëzuar, por për tu shqetësuar dhe reaguar.
Kur disa prej nesh, që kishim pasur mandat politik nga PS në parlament dhe qeveri, iniciuam lëvizjen për mendimin ndryshe LMN brenda PS-së, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale.
Kur ne nuk lodheshim së sqaruari se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.
Kur ne ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuese të PS-së në parlament, qeveri dhe pushtetin vendor po vet-konvertoheshin në të bindur të verbër — sulmet e “armatave digjitale” nuk pushonin kundër nesh.
Ne nuk ishim kundër PS-së, nuk ishim kundër kolegëve si individë, por paralajmëronim qeveritarët dhe parlamentarët përfaqësues të PS-së se një ditë PS do të paguante një çmim për modelin e pushtetit absolut, pa demokraci të brendshme dhe pa mendim ndrushe dhe kritik.
PS është në momentin për të reflektuar thellësisht dhe për të reduktuar maksimalisht këto rreziqe potenciale që janë në rritje.
1. John Stuart Mill – Liria e Mendimit
“E vetmja mënyrë për ta parandaluar gabimin është liria për ta kundërshtuar.”
Mill thekson se pa mendim kritik shoqëritë bëhen të verbra dhe autoritare.
2. George Orwell – Kundër nënshtrimit politik
Të thuash të vërtetën në kohë mashtrimi është akt revolucionar.”
Orwell e konsideron mendimin kritik jo si luks, por si akt mbrojtës kundër pushtetit që kërkon nënshtrim.
3. Montesquieu – Kundër pushtetit absolut**
Çdo njeri që ka pushtet priret ta keqpërdorë atë; ai shkon deri sa të gjejë kufij.”
Montesquieu argumenton domosdoshmërinë e kontrollit dhe kundërpesave – pa to, pushteti absolut lind vetvetiu.
4. Vaclav Havel – Fuqia e të vërtetës
Shpresa nuk është bindja se gjërat do të shkojnë mirë, por siguria se diçka ka kuptim – pavarësisht se si shkon.”
Havel mbrojti mendimin ndryshe si themel të lirisë, sepse rezistenca morale është mbrojtja e vetme kundër tiranisë.
5. Thomas Jefferson – Liria e debatit
Liria nuk qëndron kurrë e sigurt pa lirinë e mendimit dhe të diskutimit.”
Jefferson paralajmëron se demokracia vdes kur njerëzit heshtin dhe pranojnë vendimet pa pyetje.

Balluku e pezulluar nga detyra, ish-ministri socialist: Korrupsioni lulëzon

Të fundit