Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Balluku flet për ‘Ahmetajn’: Përgjegjësia është personale! Largimi? Ligjet përmirësohen nga eksperiencat

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku tha se përgjegjësia në rastin Ahmetaj, apo të gjithë atyre zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të majtë të akuzuar për korrupsion, është personale, dhe se kryeministri e mazhoranca nuk do të bëhen mburojë e askujt që akuzohet nga drejtësia.
E pyetur për Zërin e Amerikës nëse qeveria duhet të ishte treguar më proaktive që gjatë hartimit të reformës në drejtësi, të mos liheshin hapësira që të akuzuarit për korrupsion, të largoheshin nga vendi, duke mos u përballuar me drejtësisë, Balluku tha se ligjet gjithmonë kanë nevojë për përmirësim, dhe se përmirësimet vijnë nga eksperiencat që krijohen.
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Të ndalemi tani të zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në parlament ka një kërkesë, që pritet të votohet ditën e hënë në seancë, për arrestimin e pararendësit tuaj, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, personi më jetëgjatë në kabinetet e kryeministrit Rama që nga 2013. A mendoni se kjo është një goditje e rëndë për qeverinë tuaj?
Belinda Balluku: Unë do të doja ta shikoj ndryshe të gjithë këtë situatë. Ne duhet themi që Partia Socialiste ka qenë iniciatorja dhe ka qenë ajo që ka propozuar reformën në drejtësi. Dhe nga ana tjetër nuk duhet harruar që reforma në drejtësi ka qenë një premtim i programit të 2013-ës, të cilin ne e kemi mbajtur e kemi zhvilluar, dhe në 2018 nisi të ishte aktive. Sigurisht që kjo reformë në drejtësi ka edhe ndikimin e saj, dhe qëndrimi i kryeministrit dhe i qeverisë shqiptare, dhe i anëtarëve të mazhorancën së parlament është që ne kemi kontribuar që kjo reformë të zhvillohej në Shqipëri, me të gjitha përfitimet që sjell, sigurisht dhe sakrificat e mëdha që i gjithë vendi, sistemi jurik, por edhe qytetarët e Shqipërisë kanë kaluar gjatë zbatimit të kësaj reforme.
Ne nuk do të dëshironim në asnjë mënyrë të ndërhynim në këtë procese, kështu që qeveria shqiptare, kryeministri edhe deputetët e mazhorancës, ne nuk kemi asgjë për të thënë sa u përket këtyre proceseve. Kryeministri e ka thënë disa herë që qeveria shqiptare nuk do të bëhet mburojë për askënd dhe përgjegjësia është personale. Kështu që këto janë procese normale dhe nuk besoj që ky është një proces ndryshe nga të tjerët. Kemi treguar që nuk kemi ndërhyrë në asnjë nga rastet kur ish-zyrtarë, ish-kryebashkiakë, ish-funksionare dhe funksionare, janë nën hetim nga kjo reformë e re, në gjyqësor dhe kudo tjetër. Janë procese për të cilat ne kemi qenë të përgatitur.
Dhe sigurisht që nuk është politikë e qeverisë shqiptare, e Edi Ramës, dhe e mazhorancës që të ndërhyjë në punët e drejtësisë. Ne e dimë që kështu janë mësuar më përpara dhe e dimë që drejtësia udhëhiqej nga politika, dhe politikanët ishin ata që merrnin vendimet e drejtësisë, por nuk është kjo Partia Socialiste dhe nuk është qeveria shqiptare e udhëhequr nga Edi Rama.
Zëri i Amerikës: Ju thatë se përgjegjësia është personale, por zoti Ahmetaj, është larguar nga Shqipëria, pak orë përpara se të paraqitej kërkesa për arrestimin e tij dhe askush nuk e di vendndodhjen e tij, dhe nëse do kthehet të përballet me Drejtësinë.
Dihet që Shqipëria kaloi përmes një procesi të dhimbshëm reformimi të drejtësi, por përsëri në një farë mënyrë po dështon për të mbajtur përgjegjës zyrtarët që akuzohen për korrupsion, t’i vërë ata para drejtësisë. A mendoni se qeveria duhet të ishte më proaktive që ata t’i nënshtroheshin proceseve, pasi duket se ligjet krijojnë shtigje të tilla që zyrtaret të largohen?
Belinda Balluku: Qeveria nuk mund të jetë proaktive për vendimmarrjet dhe hapat që kanë të bëjnë me drejtësinë.
Zëri i Amerikës: Them më herët para se të niste zbatimi i reformës.
Belinda Balluku: Pasi siç e thash qeveria ka vendosur prej kohësh të ndahet totalisht nga sistemi i drejtësisë. Nëse e keni fjalën për sa i takon procesit të shkrimit apo miratimit të ligjeve, gjithmonë ligjet kanë nevojë për përmirësim, dhe përmirësimet vijnë për shkak të eksperiencave që krijohen.
Dhe ky nuk është faji i qeverisë. Një pjesë e opinionit publik, po thonë që qeveria nuk po mbron, anëtarët apo ish-anëtarët e saj, gjë që ne nuk kemi asnjë plan ta bëjmë. Ajo që ne do të donim të shihnim në të ardhmen ishte që i njëjti intensitet që po ndiqet nga SPAK-u sa i takon gjykimit, të ish-anëtarëve të qeverisë apo ish-kryebashkiakëve apo kryebashkiakëve apo zyrtarëve në këto momente, të jetë edhe me qeverinë e mëparshme, pasi ka dosje që prej kohësh qëndrojnë në SPAK, që kanë të bëjnë me ish-ministra me familjarë të udhëheqësve të Partisë Demokratike apo partive të tjera.
Ndaj e vetmja gjë që ne kemi për të thënë, pa ushtruar asnjë lloj presioni, por është diçka që nuk e themi ne vetëm, por e thonë një pjesë e mirë e opinionit publik, do të donim të shihnim që edhe nga ana tjetër, të ndiqej e njëjta strategji, që po ndiqet me gjitha dosjet, që lidhen me Partinë Socialiste, me pjesë të kabinetit, apo ish-anëtarë të kabinetit. Por për sa i përket ligjit, ligjet ndryshojnë në bazë të eksperiencave që krijohen nga koha në kohë.
Zëri i Amerikës: Ju thatë se përgjegjësitë janë individuale, por a ka ndonjë përgjegjësi morale dhe politike këtu. Sepse vetëm për cështjen e inceneratorëve janë dy ministra dhe një ish-sekretar i përgjithshëm nën akuzë, për të mos folur për shumë zyrtarë të niveleve të tjera. Dhe nga hetimet, apo cfarë është publikuar deri tani nga dosja Ahmetaj, duket se struktura të tëra shtetërore janë vënë në dispozicion të dy sipërmarrësve privatë.
Belinda Balluku: Sa i takon historisë së inceneratorëve, unë jam thirrur edhe në Komision Hetimor, padyshim që nuk kam asnjë lidhje me procesin, duke qenë se kam marrë detyrën, në 16 janar të 2019, por nga ana tjetër, unë drejtor ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që është pjesë e këtij procesi. Dua ta them dhe një herë dhe e kam thënë ketë edhe në Komision Hetimor, ka qenë një vizion i Edi Ramës pa dyshim që ky vend, Shqipëria që duhet të kthehej në një vend turistik, ashtu siç është sot, dhe që numri i vizitorëve vetëm në aeroportin e Rinasit është 8 milionë, të mos i linte plehrat rrugëve, të mos shikonim më ato male plehrash. Se si mund të investohet në hotele ndërkombëtare, me emra dhe marka ndërkombëtare, ndërkohë jashtë derës së hotelit të shihje malet e plehrave, që në temperaturë të lartë të verës fillonin dhe digjeshin. Pra vizioni i kryeministrit, vizioni i qeverisë shqiptare, në atë kohë ka qenë një zgjidhje përfundimare e përhershme, për sa i përkiste trajtimit të mbetjeve urbane. Nëse disa ministra, nuk e kanë kryer si duhet detyrën e tyre, dhe e gjitha mbetet për t’u vendosur në gjykatë, pasi të gjithë këta ministra që ne po flasim, ish-ministra, janë në fazat e hetimit paraprak, pra ne nuk kemi një vendimarrje, nëse janë të fajshëm ose jo, janë dosjet e prokurorisë
Janë dosje të dërguara në gjykatë dhe këto dosje do të gjykohen dhe më pas ne mund të flasim nëse ata janë fajtor ose jo. Por të gjithë treguesit deri më sot, tregojnë që këto janë veprime, personale, individuale, të çdo prej anëtarëve të komisioneve apo të ish-ministrave, apo të gjithë atyre personave, që kanë qenë të përfshirë në procese dhe këtu nuk bëhet fjalë për një politikë qeveritare apo mbulim nga kreu i qeverisë. Pra këtu ka pasur një vizion, për realizimin e një projekti, sesi ky projekt është realizuar kjo është një gjë që është në duart e drejtësisë, por që sigurisht, nuk e bën me faj as kryeministrin dhe as pjesën tjetër të kabinetit, që nuk kanë qenë të përfshirë në këtë situatë.
Zëri i Amerikës: Një incident tjetër është ai që lidhet me ish-deputetin Rahman Rrahja, emri i të cilit ka qenë i lidhur me elementë të dyshimtë apo ata që njihen si të ‘fortët e zonave’, megjithatë kjo nuk e pengoi partinë tuaj ta kandidonte dhe ai të futej në parlament. Çfarë përgjegjesie mban partia juaj në pushtet për këtë, për futjen e këtyrë njerëzve në parlament?
Belinda Balluku: Unë Rrahman Rrahjën e kam pasur koleg, duke qenë se jam edhe vetë deputete. Kam lexuar deklaratën e tij të dorëheqjes, dhe me të thënë të drejtën, ajo që ai thoshte, që “më vjen keq që kam dështuar si prind”, pasi elementët që ju thoni, elementët që ai ka qenë i lidhur, janë anëtarë të familjes. Pra, djali ishte ai që në fund u pa në incidentin, shumë të shëmtuar për të thënë të drejtën, që na ka shokuar të gjithëve dhe...
Zëri i Amerikës: ... që më herët ishte përfshirë në një tjetër incident...
Belinda Balluku: ... masat që qeveria ka marrë kanë qenë të menjëhershme. Sigurisht është një fatkeqësi për Rrahman Rrahjën të jetë i përfshirë në këtë situatë, por për aq sa e njoh unë individin nuk më rezulton që ai personalisht të ketë pasur probleme të tilla dhe sidomos, ka qenë disa herë i votuar që në kohën kur ka qenë kryekomunar. Megjithatë, kur je një figurë publike, kur ti votohesh për të qenë në parlament, detyrimisht mban përgjegjësi edhe për pjesëtarët e tu të familjes, ashtu siç Rrahman Rrahja ka bërë dhe ashtu siç edhe Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38