Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Hiqni karikuesit nga priza, dera frigoriferit mos të qëndrojë e hapur se harxhojnë më shumë energji

Balluku: Hiqni karikuesit nga priza, dera frigoriferit mos të

Zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vazhdon me këshillat e saj për kursimin e energjisë.

Pas këshillave për larjen e rrobave jo më shumë se me 30 gradë, Balluku ka këshilluar nxënësit në shkollën "Lasgush Poradeci" se që të kursejmë energjinë elektrike nuk duhet të lëmë karikuesit e celularëve në prizë, të mos e mbajmë gjatë derën e frigoriferit hapur apo të menaxhojmë ndryshe gradacionin e kondicionerit.

“A e dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë?

E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se frigoriferi duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur.

Kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë”, këshillon ministrja.

 

Të fundit