Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku inspekton punimet në "Unazën e Re": Deri në 31 gusht hapet tuneli i 5-të, në vjeshtë lidhet Sauku me Maternitetin e Ri

Balluku inspekton punimet në "Unazën e Re": Deri në 31

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në "Unazën e Re", Tiranë. Ajo ka bërë me dije se deri më tani janë realizuar 50% e punimeve dhe se po punohet për të hapur sa më parë segmentin mbikalimi i pallatit me shigjeta - sheshi Shqiponja.

Balluku tha se deri më 31 gusht do ta hapet tuneli i 5-të. Gjithashtu shtoi se brenda vjeshtës do të përfundojë rruga që lidh Saukun me Maternitetin e Ri.

"Që të mos kemi përmbytje në kohën e vjeshtës dhe dimrit. Kemi vënë një afat të 31 gushtit.  Para kësaj date, ne hapim tunelin e 5 dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera. Pjesa e segmentit nga TEG-u deri te materniteti i ri të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhim të gjitha lotet", tha ndër të tjera ministrja.

 

Të fundit