Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Çmimi i energjisë nuk rritet asnjë qindarkë, por jo të gjithë do të paguajnë njësoj

Balluku: Çmimi i energjisë nuk rritet asnjë qindarkë, por

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, deklaroi se nuk ka ende një vendim për çmimin e energjisë teksa janë duke u kryer analiza në treg.

E ftuar në News 24, Balluku garantoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe konsumatorët do të mbrohen, por nuk përjashtoi mundësinë se jo të gjithë do të paguajnë njësoj për aq sa shpenzojnë.

“Nuk mundet që të gjithë të paguajnë të njëjtën çmim. Ndriçime pishinash, oborresh të kenë të njëjtën trajtim edhe për ata që e kanë për konsum bazik. Konsumatori do të mbrohet duke mos rritur asnjë qindarke çmimin e energjisë. E kemi thënë edhe për biznesin e vogël. 700 kë i përkojnë një konsumi mesatar dhe të kënaqshëm të një familje. Nuk ka një vendim për rritjen e çmimit. Jemi në analizë akoma. Më pas do të vendosim si do të procedojmë. Kjo ka ardhur si kërkesë e familjarëve vetë. ERE është institucion që zgjidhet nga Parlamenti por nuk shikoj ndonjë arsye se pse mos të zbatohet”, tha Balluku.

Të fundit