Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Kemi marrë me qira dy anije në Vlorë për prodhimin e energjisë

Balluku: Kemi marrë me qira dy anije në Vlorë për prodhimin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku ka bërë të ditur se Shqipëria ka nënshkruar një kontratë për të marrë me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë, ajo tha se në Triport të Vlorës anijet do të ankorohen për prodhimin e energjisë elektrike, duke nisur kështu fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe duke garantuar energji për dy vjet.

“Me mbështetje edhe të ambasadores amerikane, zonjës Kim, por edhe në bashkëpunim shumë të ngushtë me Excalerate Poëer që sot është kompania që bashkëpunon për projektin e termocentralit të Vlorës, ne kemi arritur një marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruar në Triport, pra në Vlorë, dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat prodhojnë këtë energji për një periudhë kohe deri sa TEC-i të vendoset në punë. Janë termocentrale lundruese, këtu nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe kjo është një arritje shumë e madhe pasi do na garantojë edhe gjatë periudhës së Verës që ne të kemi një pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, sigurisht e kufizuar por edhe e misheluar së bashku me kaskadën, edhe ato importe afatgjata që ne i kemi vendosur tashmë në bazë të VKM, por edhe shkëmbimin energjetik të sasive të ndryshme sidomos sot që kemi arritur t’i shkëmbejmë edhe në profile 1 me 1 dhe jo si dikur, do të jenë të gjitha një mishelë e rëndësishme që do na japi pavarësinë energjetike edhe gjatë periudhës së Verës”, tha Balluku.

 

Të fundit