Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk do të rritet

Balluku: Çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka garabtuar se çmimi i energjisë nuk do të rritet dhe nuk do të ketë ndërprerje pavarësisht krizës që ka prekur vendin, apo edhe për shkak të thatësirës.

Duke folur gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë, ministrja tha se situata është menaxhuar në mënyrën më të mirë, duke bërë që Shqipëria të përballojë me sukses situatën.

“Kushte të mira ne konsiderojmë kur të kemi shira në kaskadën e Drinit. Menaxhimi i KEESH ka qenë persistent, është menaxhuar situata mirë.

Të gjitha të dhënat që drejtori i KESH sapo dha tregojnë qartë se kjo situatë po menaxhohet, e gjithë ndërmarrja e KESH është në krye të detyrës.

Ajo që ne garantojmë dhe është e rëndësishme që ta themi është se energjia nuk do të mungojë për qytetarët, qeveria ka marrë përsipër që të mbulojë shpenzimet e shtuara për familjarët dhe biznesin e vogël, kemi mbrojtur dhe 7 mijë për biznesin e mesëm”, tha Balluku.

 

Të fundit