Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku mohon hetimet e drejtësisë: 300 apartamentet, limuzinat dhe jahtet janë gjyq publik

Balluku mohon hetimet e drejtësisë: 300 apartamentet, limuzinat dhe

Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e shkarkuar pak ditë më parë nga detyra ka ngritur publikisht pretendimet se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme dhe se nuk ka kryer asnjë veprim për të penguar drejtësinë. 

Teksa i kaloi detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, Balluku u shpreh se akuzat se ka 300 apartamente e jahte janë të pavërteta. 

"Unë nuk kam as 300, 30 dhe as 3 apartamente. As një apo dy jahte as limuzinë, helikopterë e avionë por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, që fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend, por unë jam rritur me gjyqet publike. Ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik pasi jam kalitur që e vogël.”, u shpreh ajo.

Të fundit