Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku nën hetim, lavdëron reformën e Ramës dhe shmang çështjen e tunelit

Balluku nën hetim, lavdëron reformën e Ramës dhe shmang

Për herë të parë nga marrja nën hetim, Belinda Balluku ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me çështjen e tunelit të Llogarasë, për të cilën po hetohet.

Balluku u kujdes t’i kthente ‘reston’ Ramës, i cili e mbrojti në fjalimin e tij para deputetëve socialistë e demokratë. Zv.kryeministja nën hetim tha se i besonte reformës së Ramës dhe se nuk do të prononcohej për një çështje që është nën hetim.

Madje, Balluku tenton të dalë si mbështetëse e reformës, kur është vetë pjesë e një dosje hetimore.

“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet gjysmë të vërteta, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, pikat e saj të dobët, me pikat e saj të forta, por si diçka e re që konsolidohet dita ditës

Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë dhe gjykatës, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu sic gjykon. Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo.

Unë si kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi dhe produktet e saj edhe kur prekemi personalisht, pasi ndryshe nga sa thoni e mendohet PS është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet dhe fjala e secilit ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti. Ndaj në respekt të  plotë të misionit të saj nuk kam asnjë koment”, tha Balluku.

Të fundit