Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Nga sot ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare

Balluku: Nga sot ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se duke nisur nga sot në orën 20.00 nuk do të lejohet asnjë automjet i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Nga Shkodra, Balluku bëri me dije se automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse pasi bllokojnë borëpastrueset.

Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të qarkullojnë deri të hënën në mëngjes.

”Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën enjë moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve të dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë.
Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare”, tha Balluku.

Të fundit