Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku 'sfidon' Ramën, prezanton njeriun e Veliajt në krye të Postës Shqiptare

Balluku 'sfidon' Ramën, prezanton njeriun e Veliajt në krye

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar sot publikisht Etjen Xhafajn në krye të Postës Shqiptare, një figurë e njohur si i afërt me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, aktualisht nën hetim nga SPAK dhe i ndodhur në qeli që prej 10 shkurtit.

Balluku 'sfidon' Ramën, prezanton njeriun e Veliajt në krye

“Drejtori do të jetë Etjen Xhafaj. Është një bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa pozicione. Sot drejtimi i postës shkon në duart e një profesionisti të sporvuar”, tha ndër të tjera Balluku, ndërsa emërimi i Xhafajt u firmos dje nga ministrja e Ekonomise dhe Inocavionit, Delina Ibrahimaj. 

Numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Ajo ishte thirrur në SPAK të hënën, por nuk u paraqit pranë kësaj prokurorie. 

Ndërkohë, emërimi i Xhafajt mund të jetë një përpjekje për të konsoliduar një aleancë të re, në një moment kur pozitat e Veliajt janë të lëkundura dhe Balluku vetë ndodhet nën presion.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama komentoi nga Berlini gjatë një interviste për Deutche Ëelle në vija të përgjithshme në lidhje me hetimin e Ballukut, duke folur për prezumim të pafajsisë.

Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama duke shtuar se “dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” përsëriti ai.

Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal. S/Gj

 

Të fundit