Flash News

Ditari i Maxhorancës

Banorët e kundërshtuan/ Nis sot ndërtimi i spitalit të Fierit, mbërrijnë makineritë

Banorët e kundërshtuan/ Nis sot ndërtimi i spitalit të
Foto Ilustruese

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit që do të financohet nga Turqia. Makineritë për ngritjen e kantierit kanë mbërritur dhe janë vendosur edhe shtyllat e energjisë elektrike që do të furnizojnë kantierin. Në truallin për ndërtimin e spitalit makineritë po bëjnë sistemimin e terrenit.

Ndërtimi i tij pritet të kushtojë 60-70 milion euro, sipas përfaqësuesit turk.

“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan premtoi se ndërtimi i spitalit do të përfundojë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Realizimi i këtij projekti është kundërshtuar nga banorët që preken nga ndërtimi i spitalit. Para disa ditësh ata dolën në protestë sepse sipas banorëve, toka nuk po shpronësohet në bazë të vlerës së tregut.

Banorët e kundërshtuan/ Nis sot ndërtimi i spitalit të

Të fundit