Ditari i Maxhorancës

Barazimi me Kroacinë, reagon Rama: Kjo quhet krenari!

Barazimi me Kroacinë, reagon Rama: Kjo quhet krenari!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit me Kroacinë të Kombëtares shqiptare e vlefshme për Grupin B në Euro 2024. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se në fushë ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi. 

‘Kjo quhet krenari!

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.’- shkruan Rama.

Të fundit