Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi rendit arsyet: Ja pse Rama ka frikë nga Balluku dhe nuk guxon ta shkarkojë

Bardhi rendit arsyet: Ja pse Rama ka frikë nga Balluku dhe nuk guxon ta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka renditur arsyet pse sipas tij kryeministri Edi Rama ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në një postim ironik në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama.

Ajo rezulton se aktualisht është:
???? Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);
???? Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);
???? Deputete e interesit personal (Deputete);
???? Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);
???? Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);
???? Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);
Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:
???? E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).

Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!


Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!

Të fundit