Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku: Kush nuk bashkohet, i shërben Ramës

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku: Kush nuk bashkohet, i

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli për partitë e reja, përkatësisht të drejtuara nga dy ish figura të PD, ish kryedemokrati Lulzim Bashës dhe deputeti Enkelejd Alibeajt për këto zgjedhje parlamentare.

E ftuar në A2 CNN, Tabaku tha se kushdo që nuk i bashkohet opozitës, i shërben mazhorancës. Ajo shtoi se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku.

 

 

Të fundit