Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha i përgjigjet Ramës: Beteja jonë nuk është kundër PS-së por kundër pakicës së korruptuar

Basha i përgjigjet Ramës: Beteja jonë nuk është

Kreu i Partisë Socialiste, Lulzim Basha ka publikuar raportin e muajit mars të "Transparency International" në përgjigje të deklaratave të Ramës.

Ky raport e cilësonte Shqipërinë të kapur nga korrupsioni dhe Basha krahas këtij raporti shkruan se beteja e PD-së nuk është kundër PS-së por kundër një pakice të korruptuar që ka kapur shtetin dhe po e plaçkit atë.

"Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë. Shqiptarët i'a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i'a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij,"- shkruan Bsha në postimin e tij në Facebook.

Të fundit