Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha president? Ironizon Rama: Mund të bëhet me votat e PS, kur Berisha të fitojë çmimin ‘Oscar’

Basha president? Ironizon Rama: Mund të bëhet me votat e PS, kur

Kryeministri Edi Rama ka preferuar të përgjigjet me ironi pyetjes së gazetarëve pasi në media kanë qarkulluar aludime se Lulzim Basha është një kandidaturë për kreun e ardhshëm të shtetit, pas mbarimit të mandatit të Ilir Metës në korrik të këtij viti.

Duke folur pas përfundimit të Asamblesë së PS, Rama tha se Basha mund të behet president me votat e PS vetëm kur ish kryeministri Sali Berisha të fitojë çmimin ‘Oscar’.

“Basha mund të bëhet presidenti i republikës me votat e kësaj shumice aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oskar me mbështetjen e Syri cimi.net”, u shpreh Rama.

Ai shtoi po ashtu se PS i ka votat për të zgjedhur presidentin dhe nuk varet nga të tjerët.


 

 

 

Të fundit