Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Bashkëqeverisja”/ Rama paralajmëron sanksione deri në ndjekje penale për vonesat e zyrtarëve

“Bashkëqeverisja”/ Rama paralajmëron sanksione deri

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot nga Vlora, ligjin “Për Bashkëqeverisje”. Rama deklaroi se çdo zyrtar që identifikohet si fajtor në vonesën e përgjigjeve për qytetarët, do të ndëshkohet me sanksione deri në ndjekje penale.

Kryeministri theksoi ndër të tjera se platforma nuk zëvendëson gjykatën, por shërben si fazë paraprake për të gjetur një zgjidhje mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Ajo që ne mësuam në 4 vite ishte se nga njëra anë një numër shumë i madh qytetarësh mbeteshin skeptikë. Ne hartuam ligjin e bashkëqeverisjës që u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë u miratua nga Kuvendi, u kthye nga zyra e presidentit për arsyet e mosarsyes dhe do të rivotohet menjëherë duke futur edhe dy elementë të tjerë të rëndësishëm. Me të kaluar ligji çdo zyrtar i shtetit që identifikohet si fajtor në vonesën e përgjigjes do sanksionohet financiarisht dhe sanskionet do prekin edhe titullarin si një hap i parë, për largimin nga detyra deri në ndjekje penale. Një numër i madh çështjesh ankesash lidhen me domosdoshmërinë e një procesi gjyqësor. Ndërmjetësimi mundëson një fazë paraprake në kërkim të një zgjidhje miqësore mes palëve për të qenë në krah të qytetarët. Platfmora nuk është një mekanizëm që zëvendëson gjykatën.

Shërbimet publike me dokumente online. Sot duke investuar në gjithë këto vite dhe duke u angazhuar për një revolucion dixhital në këtë vend kemi arritur të kemi një mekanizëm pa dalë nga shtëpia, për 95% të shërbimeve që japin sot zyrat e shtetit.” u shpreh ndër të tjera Rama.

Të fundit