Flash News

Ditari i Maxhorancës

BE heq kufizimet për Shqipërinë, Manastirliu apel qytetarëve: Tregohuni vigjilentë

BE heq kufizimet për Shqipërinë, Manastirliu apel

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët nga Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu e cilëson si një lajm të mirë dhe të shumëpritur nga shqiptarët, teksa për këta të fundit ka dhe një apel ku i këshillon që të mos ulin kujdesin dhe të tregohen vigjilentë deri në përfundim të pandemisë Covid.

"Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë." shkruan Manastirliu.

Të fundit