Flash News

Ditari i Maxhorancës

“BE nuk jep më garanci për integrimin e Ballkanit”, Dade për lajmin e ‘Reuters’: Shqetësuese, por nuk është fundi i botës

“BE nuk jep më garanci për integrimin e Ballkanit”, Dade

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ka cilësuar shqetësuese nëse është i vërtetë lajmi i publikuar dy ditë më parë në agjencinë e lajmeve “Reuters”, ku thuhej se nuk ka garanci për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa përfshihet edhe Shqipëria.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Dade tha se ky lajm nuk mendon se ka qenë surprizë. Sipas saj, Shqipëria ka pasur një proces të tejzgjatur sa i takon procesit të integrimit drejt BE-së. Mes të tjerash ajo tha se nuk është fundi i botës nëse është konstatuar një gjë e tillë.

 “Nuk besoj se është ndonjë surprizë që vjen papritur. Ka pasur sensibilitete për këtë proces. Mendoj se Shqipëria ka pasur një proces tejet të tejzgjatur. Kemi pasur një marrëdhënie të caktuar të tregtisë që prej 92-it dhe dinamika e ngjarjes në vendin tonë ka qenë me zigzage.

Kjo marrëdhënie me Evropën iu shtua një terminologji e re; stabilizim. Pastaj arritëm te nënshkrimi i marrëveshjes në 2006. Pas kësaj duket se gjërat s’kanë lëvizur. Më pas u justifikuan me marrëdhënien me Maqedoninë e Veriut.

Në përgjithësi edhe lajmet kanë qenë kontradiktore. Lidhur me lajmin e ‘Reuters’ është shqetësues nëse është e vërtetë. Nuk besoj se është fundi i botës nëse është konstatuar një gjë e tillë. Franca ka qenë hezituese edhe para 3 vitesh. Edhe Danimarka dhe Spanja. Kanë dhe arsyet e tyre. Në 2014 kemi bërë një vizitë si Komision i Jashtëm. Madje dhe me zv.presidentin e Bundestagut shqetësimi ishin shifrat e azilkërkuesve. Shifrat ishin alarmuese. Një nga arsyet e BREXIT ishte dhe pakënaqësia e qytetarëve për të ardhurit nga Rumania apo vende të tjera për punën atje. Po t’i referohemi raporteve të progresive pikat e para janë politike, dhe konfliktualitetit mes palëve politike”, tha Dade.

Të fundit