Flash News

Ditari i Maxhorancës

BE ofron 80 mln euro grante për energjinë, Rama sqaron a do të anulohet fasha 800 kwh për nëntorin

BE ofron 80 mln euro grante për energjinë, Rama sqaron a do të

Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e BE për të ofruar një paketë mbështetëse sa i përket krizës energjetike, prej 80 mln eurosh në formë grantesh për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europiann Ursula Von Der Leyen në Tiranë, Rama sqaroi nëse do të hiqet dorë nga fasha 800 kwh për energjinë elektrike në muajin nëntor, pas fondeve të ofruara nga BE.

Ai tha se do të rishikojnë vendosjen e fashës 800 kwh.

Rama: 80 milionë euro grante nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Për t’u përgjigjur pyetjes, sa pjesë e të tërë nevojës janë që të mbrojmë çmimin e familjeve, janë një e gjashta. Nëse i referohemi këtij viti, na është dashur në total, 460 milionë euro. Një shumë e kombinuar nga buxheti i shtetit dhe OSHEE. Një shumë që ka ndihmuar edhe për inflacionin.

Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsyeja kryesore është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë. Po ta kishim prekur qoftë dhe pak çmimin e energjisë, do të kishte reflektuar menjëherë te të gjitha çmimet e familjeve. E dyta, nuk do ta rrisim çmimin e energjisë. Vendosja e fashës nuk është rritje, por vendosja e një tavani, nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike, pa pasur nevojë për më shumë.

Mbi 1 milion abonentë familjarë janë që konstatohet se dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje. Kjo është komplet gjë tjetër në krahasim me fjalorin rritje e energjisë. Edhe për këtë pjesë, edhe për faktorin psikologjik, ne kemi shtyrë aplikimin e fashës për muajin tetor, jo sepse kështu deshëm ne, por se patëm reshje dhe pamë një ulje të konsumit.

Aktualisht po e shohim, reshje s’ka, qielli shkëlqen nga dielli. Lajmi është i keq. Shohim pozitivitet sa i përket kursimit. Nëse do të kursehet arsyeshëm, mundësia që ne të veprojmë ndryshe me fashën krijohet. Fasha ka kohë që është vendosur në Kosovë dhe nuk na rezulton që ka prekur gjithë popullin e Kosovës.
BE nuk është në kushtet kur ka një shpellë me ar dhe ka ardhur dita qëta hapë dhe të derdhë florinjtë. Kjo është kohë lufte. Nuk e kemi zgjedhur ne nuk e ndalojmë dot ne. Nuk është një luftë që nuk na takon dhe nuk ka lidhje me ne. 

 

Të fundit