Flash News

Ditari i Maxhorancës

Becchetti dënohet me 17 vite burg, Rama ironizon demokratët: Shpresoj mos jetë ‘fake news’ si këto tuajat

Becchetti dënohet me 17 vite burg, Rama ironizon demokratët: Shpresoj

Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechettin pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ndërsa po dëshmon prej katër orësh në Komisionin Hetimor për inceneratorët gjeti rastin që lajmin për dënimin e Becchettit ta shfrytëzonte për të ironizuar deputetët demokratë.

Becchetti është dënuar me 17 vjet burg shpresoj mos jetë fake neës si këto tuajat”, u shpreh Rama.

 Bechetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

 Biznesmeni ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa vitesh, ndërsa ka fituar edhe një çështje gjyqësore ndaj vendit tonë për shkak të mbylljes së televizionit “Agon Channel”.

Në 21 dhjetor 2021, prokuroria dërgoi dosjen e tij në gjykatë duke kërkuar prej saj 20 vite burg për Bechettin si edhe bashkëpunëtorin e tij Mauro de Renzis. Pas vlerësimit të provave në dosjen e prokurorisë, gjykata vlerësoi se Bechetti duhej dënuar me 17 vite burg, kurse de Renzi me 16 vite.

Të fundit