Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bejtja ju ‘jep mend’ qytetarëve: Bëhuni nikoqirë siç kanë qenë nënat tona, kurseni energji

Bejtja ju ‘jep mend’ qytetarëve: Bëhuni nikoqirë

Qeveria njoftoi një ditë më parë vendosjen e fashës për energjinë elektrike. Çdo abonent familjar që shpenzon mbi 800 kWh do të paguajë më shtrenjtë se të tjerët.

Zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja, i ftuar në studion e lajmeve në Tv Klan iu drejtua qytetarëve duke dhënë këshilla se si të kursejnë energjinë elektrike. Bejtja kërkoi që çdo qytetar të bëhet nikoqir e të kursejë kilovatët, me argumentin se vetëm kështu nuk do t’i kalojnë 500 kWh.

Sipas zv.ministrit të Energjisë, fasha e vendosur nuk e prek cilësinë e jetës.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve. Nëse sot edhe në 800KW shkon të kursejë e të jetë nikoqir siç kanë qenë nënat tona dikur, të jeni të sigurt që nuk i kalon 500 KW konsum. Mund të kursehet shumë, s’ka arsye që shtëpia në çdo centimetër të jetë e ngrohur, s’ka arsye të jetë e ndriçuar rreth e përqark si një llambë lumineshente. Me 800 KW nuk e kemi prekur cilësinë e jetesës sepse mbi 96% e familjeve nuk e kalojnë 800-tën sot”, është shprehur Bejtja.

Të fundit