Flash News

Ditari i Maxhorancës

Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend pas marrjes nën hetim, i pranishëm edhe Rama

Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend pas

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, njëkohësisht dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës,  Belinda Balluku kanë shkuar për herë të parë sot në Kuvend, pas skandalit që çoi nën hetim nga SPAK nr. 2 të qeverisë.

Balluku dhe Rama janë ulur në vendet e tyre në Kuvend.

Kujtojme qe SPAK doli me njoftim zyrtar ku sqaroi, se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas njoftimit zyrtar, Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që në gjuhë të thjeshtë do të thotë dyshim për favorizim apo trajtim të pabarabartë të kompanive që marrin pjesë në një tender publik.

Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.

SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ka ftuar të paraqitet kete te premte, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.

Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.

Të fundit