Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje”, Rama: Mua nuk më kap dot askush me para

“Bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa

Një komentues iu drejtua kryeministrit Edi Rama se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama u shpreh se nëse do t’i lejonte ndërtuesit të ndërtonin kulla pa leje, do t’i merrte për vete dhe jo për shtetin.

Po të ishte puna për ndërtime pa leje, nuk e di sa vende bosh janë pas meje, për të filluar për të numëruar se kush ka luftuar në këtë vend për ndërtimet pa leje.  

Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shtetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”, tha Rama.

Të fundit