Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Je engjëll ti? Rri se të njoh mirë”, Rama vë në lojë kandidatin e tij në Pukë

“Je engjëll ti? Rri se të njoh mirë”, Rama vë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Puka në ditën e fundit të fushatës zgjedhore të 14 majit.

Rama ka vënë në lojë kandidatin socialist për Pukën, Gjon Gjonin duke e quajtur herë ‘engjëll’ e herë ‘djall’. Kryeministrit ha se Gjon Gjoni nuk është i rënë nga qielli dhe ka të metat e veta, duke ironizuar herë pas here.

Rama tha se Gjon Gjoni hiqet si një burr që nuk ka të sharë e bën si i urtë, por deklaroi se ‘e njeh mirë’ dhe se nuk do ia sugjeronte askujt për ‘komshi’.

“Gjoni nuk ka rënë nga qielli, ka dhe ai ato të vetat. Del këtu sikur është një burrë që nuk ka të shame. Jo mor jo Gjon se ke dhe ti ato të tuat, ai tjetri është një maskë, pse më sheh ashtu? Apo je ëngjell ti? Jo mor Gjon rri se të njoh. Kur bën kështu si i urtë, sikur është i urtë fare, fjalën e mirë. Jo mor fjalën e mirë ta mbash për këta se unë ta marr vetë. Jo mor të mos mendoni sikur unë nuk e di që Gjoni ka dhe ato të vetat. Nuk po ju them merreni krushk apo kërkon nuse. Ai e bën punën. Për komshi nuk është aq i mirë, ta mbash pak më larg është më mirë. Po ata cfarë janë? Maska”, tha Rama.

 

Të fundit