Flash News

Ditari i Maxhorancës

Beqaj: S'kemi nevojë për Tom Doshin se fitojmë mbi 72 mandate, Bushati s'ka qenë prezent në aktivitetet që kemi bërë

Beqaj: S'kemi nevojë për Tom Doshin se fitojmë mbi 72

Drejtuesi politik i socialistëve në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj është shprehur se PS-ja nuk do të ketë nevojë për të bashkëpunuar me PSD-në e Tom Doshit, pasi sipas tij PS do të marrë e vetme mbi 72 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Skuadra e qeverisë është rinovuar dhe ndryshuar, disa herë. Ne do i përmbahemi detyrimit ligjor, si PS. Zgjedhjet do jenë të rregullta, ashtu siç është parashikuar në legjislacionin shqiptar. Është çështje që merr shumë vëmendje, sepse ata që shkelin dekriminalizimin, mbajnë përgjegjësi ligjore. Personi mban përgjegjësi për vetë-deklarim.

Duhet të ketë zbatim të ligjit, çështja është e qartë. Prokuroria e kishte të pamundur që të ndërmerrte punën, për të zbatuar dekriminalizimin. Partitë do të hyjnë me 140 kandidatë, madje më shumë se kaq. Së paku 2500 kontrolle, Prokuroria nuk i bënte dot, për shkak se duhej informacion edhe nga jashtë shtetit. Ne nuk kemi nevojë që të bashkëpunojmë me PSD-në. Ne do marrim shumicën e vendeve në parlament vetëm si PS. Ne luftojmë për vota të Partisë Socialiste. PS do ketë më shumë se 72 mandate”, tha Beqaj për emisionin “Front line".

I pyetur se a do të kemi një rikandidim të Ditmir Bushatit në Qarkun e Shkodrës, Beqaj nuk preferoi të konfirmonte diçka, por tha se ish-ministri i Drejtësisë nuk ka qenë prezent në aktivitetet që kanë bërë për fushatën elektorale.

"Duke qenë se listat nuk janë diskutuar në kryesi, nuk mund të bëjmë gjë publike. Listat kanë deputetë aktual por edhe prurje të reja. Në aktivitetet që kemi bërë atje zoti Bushati nuk ka qenë prezent. Do të bëhet një reformim dhe do të diskutohet skuadra që do të jetë në listë." tha Beqaj.

Të fundit