Flash News

Ditari i Maxhorancës

Berisha "non grata" në ShBA, Rama: Të shmangim telenovelat rraskapitëse

Berisha "non grata" në ShBA, Rama: Të shmangim telenovelat

Kryeministri Edi Rama vazhdon ende të mos ketë një koment konkret lidhur me vendimin e DASH për shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion.

Teksa ka qenë sot i pranishëm në qendrën e vaksinimit në kryeqytet, i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e DASH, kreu i qeverisë i është shmangur duke thënë se është i fokusuar 100% tek vijimi i punëve.

Rama nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.

"Jam 100% i fokusuar tek punët. Ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se ska kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rrapskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparjjnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konrete me kongresin tonë të 12 qershorit."- tha Rama.

Të fundit