Flash News

Ditari i Maxhorancës

Berisha "non grata" nga ShBA, Braçe: Të vetmit që më vijnë në mendje janë të vrarët e 21 Janarit dhe Gërdecit

Berisha "non grata" nga ShBA, Braçe: Të vetmit që

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas shpalljes "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shkak korrupsioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se të vetmit që i vijnë në mendje në këto momente janë 4 të vrarët në demonstratën e 21 Janarit dhe 26 të vrarët në tragjedinë e Gërdecit.

Postimi i plotë:

SHBA I NDALOJNE HYRJEN NE VEND “FAMILJES”!

BERISHA DHE FAMILJA E TIJ NDALOHEN PER SHKAK TE KORRUPSIONIT DHE LUFTES NDAJ DEMOKRACISE!

NE KETE MOMENT TE VETMIT QE ME VIJNE ME MENDJE JANE ZIVER VEIZI, FAIK MYRTAJ, HEKURAN DEDA, ALEKS NIKA TE PUSHKATUAR PER TE MBROJTUR KORRUPSIONIN E FAMILJES;

26 TE VRARET NGA SHPERTHIMI I KORRUPSIONIT TE FAMILJES NE GERDEC!

Të fundit