Flash News

Ditari i Maxhorancës

Berisha sërish në krye të PD, ironizon Rama: T’ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit, të rroni vetë!

Berisha sërish në krye të PD, ironizon Rama: T’ju

Kryeministri Edi Rama ka reaguar indirekt pas zgjedhjes së Sali Berishës sërish në krye të PD.

Ndërsa iu përgjigj akuzave në Kuvend për çështjen e parkut të Butrintit, Rama iu drejtua demokratëve me shprehjen ‘të rroni vetë’, ndërsa solli në vëmendje shpalljen e tij ‘non grata’ nga SHBA.

Ai i bëri thirrje opozitës me në krye Berishën që të shkojnë të mërkurën në stadium dhe të shohin siç u shpreh ai, finalen evropiane.

“Ju që e keni damkën në lule të ballit nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion. Pasnesër në atë stadium nuk duhet të shkelni por jeni të mirëseardhur të shikoni një ndeshje në stadiumin që e kthyet në dele të zezë.

Do jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri kombëtar. Të gjitha aleancat që bëtë ju mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit.

Rrotullohuni sa të doni se sa më shumë. T’ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër nuk keni çfarë jepni. Rrini peng dhe të rroni vetë të gjithë bashkë. Ju nuk merrni dot peng askënd dhe asgjë”, tha Rama.

 

Të fundit