Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Yuri Kim kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lulzim Bravës

Berisha: Yuri Kim kalon nga sekretare ideologjike e PS në

Nga Patosi ku mori pjesë në festimet e demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar sërush ‘mesazhe’ për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Sipas Berishës, Kim kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lulzim Bashës.

“Kim që kalon nga sekretare ideologjike e PS kalon në zëdhënëse e Lulzim Bravës, kam dy fjalë: Në këtu jemi pro-amerikanë dhe mirëpresim investitorë amerikanë, por theksoj që kompania më e fuqishme amerikanë që ka ndërtuar në Shqipëri ishte Bektel dhe ajo fitoi rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar ku morën pjesë 7 kompani. I them të mos inkurajojë prokurime direkte në këtë vend.

Nëse jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e investimeve të huaja insistoni në tendera të hapura. Imun ndaj korrupsionit nuk është askush. Sot Shqipëria u ngjit edhe 6 shkalla për korrupsion. Këto janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

Të fundit