Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Beteja jonë në parlament”, Balla pas qëndrimit të Bashës: Rikthimi i PD në sistem, lajm i mirëpritur

“Beteja jonë në parlament”, Balla pas qëndrimit
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi kryedemokrati, Lulzim Basha qartësoi se beteja e tij dhe kandidatëve fitues do të vijojë në parlament, ndonëse deklaron se nuk i njeh zgjedhjet.

I ftuar në ‘Real Story’, Balla tha se rikthimi i PD në sistem është lajm i mirëpritur. 

E përshëndes. Bojkoti të çon në humbjen e radhës.

Çdo parti duhet që ankimet ti ndjekë në rrugë institucionale. Uroj që PD ti kthehet institucioneve. Të qenuriut jashtë parlamentit nga 26 shkurti 2019 dhe më pas largimi nga zgjedhjet vendore e nxori PD nga sistemi.

Rikthimi i PD në sistem është lajm i mirëpritur. E besoj, pasi edhe departamenti amerikan tha se përshëndesim zgjedhjet, por edhe fushatën e PD

PD bëri fushatë të fortë, ka rikuperuar një pjesë të madhe të territorin, por këto janë limitet e  PD.

Kam kaq vite që merrem me zgjedhje. Unë e kam parashikuar rezultatin e PD në Elbasan në kokë.

PD në përballjen me PS nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet, gjithmonë ka qenë një faktor i tretë që i ka dhënë fitores”, tha Balla.

 

 

Të fundit