Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Beteja’ në kampin blu, reagon Rama: S’kam punë me kacafytjen e dy kufomave politike

‘Beteja’ në kampin blu, reagon Rama: S’kam punë me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Reagimi i Ramës vjen pasi Berisha e akuzoi se mbi çatinë e selisë blu, qëndronin forcat RENEA.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk ka punë me ‘kacafytjen e dy kufomave politike’ dhe se as Policia e Shtetit nuk ka përgjegjësi për atë që Rama e ka cilësuar si ‘tym i marrëzisë’.

“Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, shkruan Rama.

Të fundit