Flash News

Ditari i Maxhorancës

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë Rama

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë Rama

Janë betuar në Presidencë tre ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Pirro Vëngu është betuar në Presidencë si Ministër i Mbrojtje, për të zëvendësuar Niko Peleshin të cilit iu besua detyra e kryetarit të grupit parlamentar të PS.

Ervin Hoxha është betuar si Ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës. Ky i fundit u betua si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Balla zëvendësoi Elisa Spiropalin e cila mori detyrën e kryetares së Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Petrit Malaj është betuar në detyrën e Ministrit të Financave, duke zëvendësuar Ervin Meten.

Të fundit