Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Bie besimi i biznesve në Shqipëri", Braçe: Nuk e mohoj korrupsionin! Tatimi mbi fitimin më i ulët se SHBA

"Bie besimi i biznesve në Shqipëri", Braçe: Nuk e

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka komentuar raportin e publikuar dje nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri, sipas të cilit ka rënë ndjeshëm besimi në ekonomi.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se nuk mund të mohojë problemet aktuale në ekonomi si korropsioni, burokraca, paqëndrueshmëria e procedurave apo prokurimet e kontratave të punëve dhe shërbimeve publike. Ai thekson se niveli i tatimit mbi fitimin është shumë më i ulët se SHBA-ja.

"Kemi një problem me tatimin progresiv mbi të ardhurat nga puna, veçanërisht në fashën e mesme të lartë, i cili, i kombinuar me tatimin mbi të ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtësi. Ky duhet adresuar sa më parë, në mënyrë gjithpërfshirëse e përfundimtare, me një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat", shkruan Braçe.

Ai thekson se mbështet plotësisht ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim se "nje sistem drejtësie funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi,  i barabarte pavarësisht statusit ekonomik e pronësor, është garanci jetike për drejtësi në treg."

Postimi i plotë:

NUK MOHOJ DOT PROBLEMET,

NGA KORRUPSIONI TEK KONKURENCA,

POR NIVELI I TATIMIT MBI FITIMIN,

TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET ETJ, ESHTE ME I ULET EDHE SE NE SHBA!

E falenderoj Dhomen Amerikane te Tregetise ne Tirane qe sherben ne menyre periodike si pasqyre e probleme te te berit biznes ne kete vend;

Nuk kam si te mohoj problemet;

Korrupsionin, burokracine, paqendrueshmerine e akteve e procedurave, paqartesine ende te pronesise se tokes se pari,

prokurimet e kontratave te puneve e sherbimeve publike, mallrave,

edhe pse ka patur perparim ne aspektin e ligjit, udhezimeve ne zbatim te tij;

Evazionin e perhapur fiskal qe cenon barazine ne treg e konkurencen po aty, nderkohe qe perpjekja per fiskalizimin e transaksioneve ne tregje po shenon perparim etj etj.

Por,

NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET,

TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ,

TE BIZNESIT TE MADH E VIP,

ESHTE I SHESHTE, I ULET, MADJE ME I ULET EDHE SE NE VENDIN E ORIGJINES!

Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte,

i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.

KY DUHET ADRESUAR SA ME PARE,

NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE E PERFUNDIMTARE, ME NJE LIGJ TE RI PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT;

Per mua me nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte,

per te gjitha te ardhurat e nje viti,

qe nuk rendon me as mbi punetoret,

as mbi shtresen e mesme te shoqerise.

Natyrisht, keto jane politika dhe politika per keto duhet.

Nderkohe une jam plotesisht dakort me ambasadoren e SHBA se,

nje SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi,

i barabarte pavaresisht statusit ekonomik e pronesor, eshte garanci jetike per drejtesi ne treg, ne prokurime, tatime, konkurence, mosmarreveshje e siguri te drejtash mbi pronesine.

Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!

 

Të fundit