Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi ndërron 'portën' me Ballën, Rama i jep postin e rëndësishëm në PS

Çuçi ndërron 'portën' me Ballën, Rama i

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Emërimi i Çuçit në këtë pozicion erdhi gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Çuçi ka mbajtur më herët postin e ministrit të Brendshëm, deri para pak ditësh, kur u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Në postin e ministrit të Brendshëm u emërua Taulant Balla, i cili më herët mbante postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Të fundit