Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bllokimi i sistemit TIMS/ Ministria e Brendshme: Rikthehen në punë dy sportele në Rinas

Bllokimi i sistemit TIMS/ Ministria e Brendshme: Rikthehen në punë dy

Ministria e Brendshme ka njoftuar rikthimin në punë të dy sporteleve në aeroportin e Rinasit.

Në një njoftim në Facebook, ministria shkruan se shumë shpejt do të rikthehet i gjithë sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar, si edhe sistemet në pikat e tjera kufitare të kalimit.

“Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare”, thuhet në njoftim.

Të fundit