Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bojkoti i avokatëve kundër hartës së re gjyqësore, Manja: I papranueshëm! Cili ka qenë qëndrimi fillestar i ministrit

Bojkoti i avokatëve kundër hartës së re gjyqësore,

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar bojkotin e seancave gjyqësore që po bëjnë avokatët, si formë proteste kundër hartës së re gjyqësore.

Ai deklaroi për “Report TV” se, avokatët kanë shërbim me pagesë dhe se protesta është në të drejtën e tyre, por shërbimin ato duhet t’ua japin klientëve, pasi u marrin paratë. 

“Avokatat të ankohen për kufizime aksesi me hartën e re gjyqësore, por prej ditësh u kufizojnë klientëve aksesin në sistemin e drejtësisë?! Kjo është e papranueshme!

Të shohin rrugën e përballjes gjyqësore nëse janë kundër hartës, pasi të miratohet. I kemi marrë parasysh sugjerimet e tyre. Avokatët një nga tre grupet e interesit, si gjyqtar, prokuror avokat duhet të jenë në sallë gjyqi”, tha Manja.

Kujtojmë që ky i fundit nuk ka qenë dakord që në krye të herës me reduktimin e gjykatave, pavarësisht se më pas ndryshoi qëndrim.

Kur u njoh me propozimin e KLGJ-së nuk ishte dakord. Ai e cilësoi procesin si jo të lehtë, duke evidentuar si të rëndësishme trupën gjyqësore. Më pas Manja u shpreh se harta e re është një zgjidhje e balancuar dhe se do të afrojë gjykatat me qytetarët. Por avokatët argumentojnë se harta e re cënon aksesin e qytetarëve te drejtësia dhe rrit kostot për ta.

 

Të fundit