Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bozo për rindërtimin: Fshatarët hynë në vila që s’i kishin ëndërruar kurrë
Inxhineria Luljeta Bozdo, e cila u bë e njohur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas deputete e PS-së ka folur për procesin e rindërtimit.
Ajo tha për “Ora News” se janë strehuar mijëra familje në shtëpi që nuk i kishin ëndërruar kurrë. Sipas saj, banorët e Baldushkut në Tiranë janë strehuar në vila pa asnjë pagesë.
“Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pastabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë.
Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha”, tha Bozo.
E pyetur lidhur lidhur me transparencën e fondeve ajo tha se, “Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund t’i riparojnë vetë".