Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bozo rrëfen marrëdhënien me Ramën: S’më pëlqen ta bezdis kot, e kam takuar vetëm 1 herë

Bozo rrëfen marrëdhënien me Ramën: S’më

Deputetja socialiste Luljeta Bozo ka rrëfyer marrëdhëniet dhe komunikimin me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për News 24, Bozo u shpreh se Ramën e ka takuar vetëm një herë në një takim pune në periudhën post-tërmet, ku kryeministri i ka kërkuar disa këshilla se si të menaxhonte pasojat që la tërmeti i 26 Nëntorit.

“Marrëdhëniet i kamë të mira me të gjithë. Me kryeministrin Rama jam takuar vetëm njëherë kur më kërkoi për tërmetin dhe nja dy herë në këto takimet festive”, tha Bozo.

Sa i përket komunikimit që mban me Ramën, deputetja tha se nuk i pëlqen ta bezdisë kryeministrin dhe se shkon tek ai vetëm ku ka një problem që mendon se mund ta zgjidhë vetëm kryeministri.

“Shiko ka një defekt këtu te neve. Se gjithmonë është Uni, njishi që ka ngelur nga ajo koha e shkuar dhe nuk e di kur do e heqim këtë. S’duhet të shkojë çdo gjë te kryeministri, te Njëshi. Unë nëse kam një problem në lidhje me arsimin do shkoj të ministrja Kushi përshembull dhe ta diskutoj me të. Unë kam bërë takim me disa ministra si i Infrastrukturës etj… se ata do ta zgjidhin në fund të fundit. Kryeministrin duhet ta shqetësosh kur është një problem që nuk është zgjidhur asgjëkundi. Dhe s’jam njeri që dua të bezdis kot. Shkoj vetëm kur kam ndonjë problem që mendoj se e zgjidh vetëm ai”, u shpreh deputetja.

 

Të fundit